Ançeloti: Reali ka cilësi, Guardiola? Nuk do bëj magji

Trajneri i Real Madrid Karlo Ançeloti ka shumë përvojë për të mos rënë në kurthe në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit (nesër në orën 21:00).

Italiani iu përgjigj kështu atyre që e pyetën nëse do të flejë sonte: “Asgjë nuk më mban zgjuar, ndoshta nëse do të haja shumë sonte… Ndryshe jemi mirë.

A nuk janë të mira statistikat kundër Sitit?

Kushdo mund t’i shikojë si të dojë, ka shumë ku nuk i kishim fituar kurrë dhe më pas e bëmë. Ne kemi besim për të gjetur cilësinë dhe për t’u krijuar probleme”.

Çfarë kërkon nga Belingam?

“Unë i kërkoj atij, si gjithë të tjerëve, të punojë për ekipin. Pastaj golat që ka shënuar janë një avantazh. Ai është një lojtar shumë i mirë, është modern, ka shumë cilësi. Do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në të ardhmen e Real Madridit dhe ndonjëherë ne harrojmë që është vetëm 20 vjeç.

Haland nuk zhvilloi një lojë të mirë në ndeshjen e parë…

“Ai është një nga lojtarët më të rrezikshëm që ata kanë. Fakti që ai nuk është paraqitur shumë është një meritë e mbrojtjes tonë, por ai mund të jetë qendërsulmuesi më i mirë në botë. Është shumë i rrezikshëm.”

Si e përjetojnë fansat?
“Unë mendoj se tifozët e Real Madridit janë të qetë, nuk mendoj se janë të shqetësuar. Real Madrid gjithmonë ka luajtur mirë në këtë kompeticion dhe ata duhet të jenë tifozët më të lumtur. Shumë lojtarë të rinj në fushë? Këto janë ndeshje në të cilat ata kanë shumë besim në vetvete, por duhet të përmirësohen dhe ta bëjnë në fushë.

Guardiola tha se e kishit surprizuar në ndeshjen e parë. A keni ndonjë gjë të veçantë në ktëtë takim?
“Jo, jo. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Guardiola të jetë i sigurt, unë nuk do të bëj magji nesër.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!