Lind Kupa Agim Bulku, nesër Teuta dhe Erzeni në …fushë

“Mirnjoja e Qytetit të Durrësit” u shua gjatë nëntorit të kaluar në Bolonja të Italisë. Klubet Teuta dhe Erzeni organizojnë nesër trofeun në nder të tij.

Agim Bulku luajti fillimisht me moshat e Erzenit. Më pas studion në shkollën e mesme të mjeshtrisë “Loro Boriçi” në Tiranë dhe mbaron me rezultate të mira studimet e larta në Universitetin e Sporteve ku edhe spikati. Për të veshur bluzën e Shëndijes teksa luajti në krah të futbollistëve të tillë si Zëri, Gurma, Çurri, Ajazi, Ballço, Çurri, Sulo etj. Në vitin 1974 luan me Lokomotivën e Durrësit (sot Teuta).

Njoftimi:

Për herë të parë trofeu “Agim Bulku”. Familja Bulku, Klubi i futbollit Teuta dhe Klubi i Futbollit Erzeni, ju ftojnë të bëheni pjesë:

Trofeu “Agim Bulku”, kushtuar emrit të njohur të futbollit Agim Bulku, i ndarë nga jeta me 18 nëntor 2023 në Bolonja të Italisë.

Organizimi nis në orën 10:00, ditën e enjte, 11 prill 2024, me një ceremoni përkujtimore në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Më pas zhvillohet ndeshja e futbollit U-21 ndërmjet Teutës dhe Erzenit 2×30 minuta. Fituesit do t’i dorëzohet nga familja Bulku- Kupa ” Agim Bulku”.Në fund për të pranishmit, do të shtrohet një koktej.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!