Murinjo afrohet me…Benfikën

Sipas asaj që raportohet nga burime në shtypin portugez, Hoze Murinjo i është afruar klubit ku nisi punën e teknikut, Benfika.

Klubi portugez po shqyrton idenë për t’i besuar atij drejtimin teknik të skuadrës. Interesimi i klubit të Lisbonës, do të kishte një kusht të saktë: Mou do të konsideronte pranimin e ofertës vetëm nëse trajneri aktual, gjermani Roger Shmidt, do të largohej nga klubi.

Një mundësi, sigurisht që nuk duhet të hidhet poshtë, duke qenë se Benfika e gjen veten katër pikë prapa liderit Sporting Lisbonë me një ndeshje më shumë. Nëse do të kishte një dështim edhe në Europa League (klubi është në çerekfinale ku do të përballet me Marsejën), mundësia e largimit të Shmidt është evidente por do të jetë tepër vonë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!