Inteligjenca artificiale përcakton fituesit e Champions League deri në vitin 2103

Nëse jo këtë vit, në edicionin e fundit të formatit aktual, në dekadat e ardhshme ka shpresë që praktikisht të gjithë të fitojnë Ligën e Kampionëve. Kështu tha inteligjenca artificiale kur u pyet për parashikimet e fituesve të edicioneve të ardhshme të turneut deri në vitin 2103 me rezultate befasuese për të mos thënë tronditëse.

Trofeu në Itali i mungon që nga fituesi Inter gjatë vitit 2010 dhe për ta parë sërish në Milano, sipas UA-së duhet të pritet deri në vitin 2030 kur Milani do të ngjitet në krye të Europës. Ndoshta…

Ajo që e bën përvojën paradoksale është parashikimi i parë, ai i sezonit të ardhshëm – i pari me turneun e zgjeruar dhe një grup të vetëm. Inteligjenca artificiale sheh triumfin e Mançester Junajtid në Allianz Arena të Mynihut edhe nëse Djajtë e Kuq aktualisht janë larg kualifikimit në Champions League, 11 pikë larg zonës të vlefshme në Premier League.

Sipas këtij parashikimi afatgjatë, i raportuar nga Sportmediaset, Milani, pritet të jetë skuadra e parë italiane që do të sjellë në shtëpi Champions League, por nuk do të jetë e vetmja nga tani deri në vitin 2103. Gjashtë vjet më vonë do të ishte hera e parë historike për Romën – kundërshtari i radhës i Milanit në çerekfinalet e Europa League.

Interi, pasi ka prekur trofeun më të lakmuar në finalen e Stambollit në 2023, do të duhet të presë deri në vitin 2044 për të fituar, tre vjet para Juventusit, i cili vetëm në 2047 – 51 vjet pas fitores në Olimpico – do të ndërpresë magjinë, duke dyfishuar menjëherë rezultatin në vitin 2048, katër vjet para një triumfi historik për kushërinjtë e tij torinezë.

FOTO E PLOTË E PARASHIKIMIT TË KAMPIONËVE SIPAS INTELIGJENCAVE ARTIFICIALE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!