Champions i ‘çmendur’, Siti e Bajern marrin barazimin në ‘Bernabeu’ e ‘Emirates’

Real Madrid- Mançester Siti 3-3 Ruben Dias 12′ PG, Rodrigo 14′, Valverde 79′ /Bernardo Silva 2′, Foden 66′, Gvardiol 70′)

Arsenal- Bajern Mynih 2-2 (Saka 12′, Trosard 77′)/Gnabri 18′, Kejn 32′ PG)

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve për turin çerekfinal dhuruan spektakël në madrid dhe në Londër.

Në ‘Santiago Bernabeu’ Reali e pa vetën poshtë një goli ende pa nisur ‘loja’ por më pas të bardhët shënuan dy herë duke përmbysur shifrat. Radha e ‘Qytetarëve’ për të barazuar në pjesën e dytë me Foden. Sërish skuadra e Guardiolës kalon përpara dhe më pas barazimi i të zotëve të shtëpisë për një 3-3 spektakolar.

Situatë thuajse analoge në ‘Emirates’ teksa Arsenal me Saka mori avantazhin pas 12′ minutave për t’u barazuar nga Gnabri në të 18′. Herri kejn shënoi me penallti në të 32′ ndërkohë që Topçinjtë barazuan në të dytën me Trosard.

Kështu bilatat e gjysmëfinaleve mbeten të hapura për të katër skuadrat e impenjuara në këto sfida./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!