Vllaznia mban larg Partizanin, nga një pikë në supersfidën e javës

Abissnet Superiore, Java 30:
Partizani – Vllaznia 0-0

Ndeshja e fundit në program për ditën e sotme, supersfida Partizani – Vllaznia, luajtur për aktin e 30-të Abissnet Superiore, u mbyll në barazim pa gola.

Kryeqytetasit dhe shkodranët ndanë pikët në “Air Albania” duke ruajtur trendin e sfidave me rivalitet mes tyre.

Një duel thuajse i barabartë mes dy skuadrave të katërshes së parë me një dominim të lehtë të Partizanit që krijon, por e ka të vështirë të finalizojë. Skuka dhe Mba provojnë të rrezikojnë portën e Qarrit por vetëm kaq pasi gardiani kuqeblu nuk thehet.

Nga ana tjetër, miqtë provojnë me Grudën e Balajn por dhe për ta goli mbetet thjesht iluzion. Në këtë takim rastin më të mirë e pati Çoba (77′) teksa sfida po i afrohej fundit por sulmuesi nga 4 metra larg u ndal nga portieri Qirko. Në shtesë edhe të kuqtë patën një shans të mirë por që u zgjigj keq.

Kështu, mbyllet pa gola dueli mes skuadrave me përpjekjet e pamjaftueshme për të shënuar e festuar një fitore që për secilën mund të ishte një fitore sigurie.

Sa i përket klasifikimit, Vllaznia renditet e dyta me 51 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Egantias që do të luajnë nesër ndaj Erzenit, ndërsa Partizani është një shkallë më poshtë me 48 pikë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!