Laçi rikthehet te fitorja, Teuta ndalet nga…shtylla

Abissnet Superiore, Java 30:
Teuta – Laçi 0-1 (Melo 71′)

Nga Sara Gjidiaj

Që prej 20 janarit pa fituar një ndeshje, Laçi rikthehet te 3-pikëshi mes peripecish përballë një kundërshtari direkt si Teuta në duelin e mbijetesës. Durrsakët dhurojnë spektakël, por laçjanët shijojnë fitoten.

Shumë zhurmë për asgjë në 45 minutat e para ku dy ekipet luftuan fort, por prodhuan shumë pak dhe nuk arritën asgjë. Më e qartë dhe më kërkuese Teuta në lojën e saj, ndërkohë që kurbinasit “trembën” pak herë Vatën.

Vijon me ritmin e së parës skuadra durraske edhe në pjesën e dytë, madje edhe më e vendosur për të gjetur golin, por një kundërsulm i bardhezinjve do të rezultojë fatal për vendasit. Melo nuk gabon përballë Vatës dhe shënon duke kaluar përpara të tijët.

Shumë përpjekje nga ana e Tetutës për të mos dalë pa pikë nga ky takim, por Dajsinani vendimtar i thotë “jo” disa herë skuadrës së Martinit duke i mohuar shijen e golit në këtë përballje.

Në klasifikim, tashmë skuadra e Cungut i lë vendin e ftohtë durrsakëve me 34 pikë, ndërkohë që vetë renditet e shtata me 35 të tilla. Lufta e mbijetesës duket mjaft interesante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!