Atletik Bilbao fiton Kupën e Mbretit, Muriqi nuk mjafton për Majorkën

Në finalen e Copa Del Rey luajtur në Sevilje ndërmjet Atletik Bilbaos dhe Majorkës u deshën penalltitë për të korurëzuar fituesin e edicionit 2023/2024.

Në ‘Olimpico’ të Seviljes ishte Majorka e cila kaloi përpara në minutën e 21-të me Dani Rodriguez. Oihan Sancet barazoi për baskët teksa kronometri shënonte të 50-ën.

Edhe pas kohës shtesë 2×15 shifrat nuk ndryshuan. E gjitha u zgjidh nga ‘ruleta ruse’. Fillimisht Vedat Muriqi goditi i pari për Majorkën duke realizuar.

Më pas lojtarët e skuadrës së ‘Dardanit’ gabuan dy penallti radhazi teksa Bilbao u tregua e saktë duke fituar (4-2) trofeun e Kupës së Mbretit pas 40 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!