Tirana po “harron” vetën, objektivët në rrezik

  • Ish trajneri Orges Shehi kërkon 30 milionë lekë nga kontrata me Tiranën.
    Sot Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, në vendimet e marra i ka dhënë ultimatum 30-ditor Tiranës për të shlyer trajnerin.

Tirana skuadra më e titulluar në vend, po kalon ndoshta krizën më të madhe qëkur u kthye në Superiore në edicionin 2018-2019.

E mbërthyer nga penalizime të ardhura nga FIFA, klubi bardheblu me merkato të bllokuar për tre sesione, po vuan ndjeshëm rezultatet aq sa ekipi kryeqytetas ka vënë në pikëpyteje të plotë pjesëmarrjen në ‘Final Four’ por dhe daljen në finale të Kupës së Shqipërisë.

Tirana ka vetëm një fitore mes kampionatit dhe Kupës në 10 ndeshjet e fundit. Mban vendin e 6-të në kampionat dhe ka humbur takimin e parë gjysmëfinal me Kukësin 2-0.

Largimet pa kriter të futbollistëve të caktuar në janar, dëmtimet e shpeshta si dhe situata e fundit ardhur nga Disiplina për çështjen e pagesave ndaj ish trajnerit Shehi, përbëjnë boshtin e përkeqësimit të atmosferës te 26 herë kampionët e vendit.

Për më tepër që te Tirana, lëvizjet e trajnerëve (Shehi, Ahmataj) me Fagun në punë prej disa javësh, nuk kanë figuruar efikase. Po të shtosh dhe problemet me kontratat në përfundim të futbollistëve si Abazaj, Najdovski, Lulaj, atëherë alarmi bardheblu i kalon pritshmëritë.

Kalendari i Tiranës:

Këtë javë (të hënën) Tirana do të vizitojë Korçën për t’u ndeshur me Skënderbeun. Do të presë Kukësin, udhëton drejt Rrogozhinës për takimin jashtë me Erzenin, pret Kukësin në Kupë (ndeshja e kthimit), luan derbin me Partizanin si pritës, shkon në Laç pret Vllazninë dhe mbyll 36 javë në takimin me Egnatian në udhëtim.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!