Superiorja në dy ditë, Partizani-Vllaznia finale për vendin e lakmuar
- Të kuqtë presin shkodranët në ‘Air Albania’. Me formulën e re, vendi i parë dhe vendi i dytë në Final 4 ju mjafton barazimi për në finale…
Fitorja e Dinamos me supergolin e Denison ndaj Teutës në sfidën e prapambetur (1-0, java e 27) i ka dhënë fizionominë e qartë klasifikimit të Abissnet Superiore.
Tani teksa gara ka hyrë në metrat e fundit, objektivët janë tërësisht të hapur për të 10-ta ekipet e këtij edicionit të 85-të futbollistik.
Nisur nga formula e ‘Final Four’ por dhe nga fundi i ngjeshur me skuadra që kërkojnë mbijetesën një gjë duket e sigurtë; Do të ketë ‘finale’ çdo javë dhe kudo luhet.
Kështu, akti i 30-të nis të dielën pikërisht në orën 15:00 me duelin Kukësi- Dinamo Siti. Pason me takimin e orës 18:00 Teuta- Laçi dhe në 20:00 në “Air Albania Stadium”, Partizani-Vllaznia.
Kjo javë mbyllet të hënën teksa në radhë figurojnë duelet; Erzeni- Egnatia (15:00) dhe Skënderbeu- Tirana 18:00./Sportiim.al/
Të dielën:
Kukësi- Dinamo Siti 15:00
Teuta- Laçi 18:00
Partizani-Vllaznia 20:00 (në “Air Albania Stadium”)
Të hënën:
Erzeni- Egnatia 15:00 (Kompleksi Partizani)
Skënderbeu- Tirana 18:00
Klasifikimi pas javës së 29: