U21/ Shqipëri- Zvicër sfida ‘shpresë’ në ‘Air Albania’

Do të jetë një tjetër duel i ndezur në Tiranë. Sot skuadra Shpresa e Alban Bushit, në përballjen me Zvicrën U21 në përpjekje për të mbetur në garë në Grupin E të kualifikuesëve ‘Sllovaki 2025’.

Pas barazimit me Finlandën më 22 mras 0-0, kombëtarja e moshave ka venitur ndjeshëm shanset për njërin nga dy vendet e para (vendi i parë kualifikohet direkt, i dyti në play off) në Grupin E kualifikues.

Shqipëria U21 (10 pikë) ka një ndeshje të prapambetur me Malin e Zi (shtyrë për shkaqe klimaterike) ndërsa ka një duel të luajtur më shumë se Zvicëra kryesuese (11 pikë) dhe Rumania (10 pikë).

Edhe sot sikundër në takimin me Finlandën U21, hyrja për tifozët do të jetë falas. Dueli ka si start orën 17:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!