Ryshfete, Kina burg të përjetëshëm për ish presidentin e futbollit
Chen Xuyuan, ish-kreu i Futbollit të Kinës, u dënua me burgim të përjetshëm të martën nga Gjykata e Ndërmjetme Popullore Huangshi në Hubei të Kinës qendrore për ryshfet.
Mediat e ndryshme ndërkombëtare raportojnë se ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyuan, është dënuar me burgim të përjetshëm për marrjen e ryshfeteve me vlerë 81.03 milionë juanë (11.42 milionë dollarë) si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsionin në futbollin kontinental.
Këtë e raporton South China Morning Post. Chen Xuyuan kërkoi “përfitime të pahijshme për shumë klube lokale futbolli dhe shoqata futbolli, duke dëmtuar seriozisht konkurrencën dhe rendin e ndershëm në industrinë e futbollit,” raportoi People’s Daily e drejtuar nga Partia Komuniste.