Koreja e Jugut shkarkon trajnerin Klinsman

U eleminua në gjysmëfinale të Kupës së Azisë nga Jordania, AKF shkarkon legjendën gjermane Jurgen Klinsman.

Trajneri i Koresë së Jugut, Jurgen Klinsman është shkarkuar nga detyra. Kështu ka bërë të ditur sot Federata Koreane e Futbollit (AKF), pas eliminimit të fundit të kombëtares në gjysmëfinale të Kupës së Azisë.

“AKF ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas vlerësimit të kujdesshëm”, tha presidenti federal Chung Mong-gyu në një konferencë për shtyp duke shkarkuar trajnerin gjerman pas pak më pak se një viti në krye të ekipit aziatik.

“Klinsman nuk arriti të demonstronte aftësitë e tij menaxhuese dhe lidershipin që pritej nga një trajner i ekipit kombëtar në fusha që variojnë nga taktikat, menaxhimi i personelit, qëndrimi i punës dhe fusha të tjera të nevojshme për të sjellë konkurrencë në ekip,” tha Chung. “Qëndrimi dhe konkurrueshmëria e Klinsman si trajner nuk i përmbushën pritshmëritë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!