Kosova/ Nis ‘era’ Foda, dardanët sot në testin me Armeninë

Franko Foda e nis nga Jerevani. Kosova do të luajë sot kundër Armenisë miqësoren e parë për këtë vit, teksa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican” me start orën 17:00.

Për këtë takim miqësor gjermani i ‘dardanëve’ ka ftuar lojtarët më të mirë në dispozicion teksa paraprakisht ka kryer seancat e para në Hajvali e më pas pasi ka mbëritur së bashku me skuadrën në Armeni, ka folur lidhur me pritshmëritë eventuale.

Ai ka qënë i shoqëruar në konferencën për shtyp nga Vedat Muriqi. Foda tha ndër të tjera se ‘do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë që në start të testit’.

“Nuk e di se kush është favorit i ndeshjes, por di që jemi përgatitur mirë dhe duam të fitojmë”,tha gjermani.

Ndërsa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shtuar se; “dardanët” janë favoritë për të fituar, por këtë duhet ta demonstrojnë në fushë.

Për stafin teknik ka patur probleme fizike Amir Rrahmani dhe Milot Rashica por sipas asaj që deklaroi trajneri, ata sot do të jenë në dispozicion./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!