Suedia fton 26 futbollistë për miqësoren me Shqipërinë

Trajneri i Suedisë Jon Dal Tomason ka publikuar të mërkurën listën e lojtarëve të Suedisë për dy miqësoret kundër Portugalisë (21 mars në Guimaresh) dhe Shqipërisë (25 mars në Solna).

Tekniku 47-vjeçar ka ftuar 26 futbollistë për takimet ndaj luzitanëve të Roberto Martinez dhe kuqezinjve të Silvinjos.

Suedi-Shqipëri është programuar për të hënën e 25 marsit në “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00.

Nesër e premte pritet të zbardhet edhe lista e Kuqezinjëve për dy testet me Kilin në Parma dhe Suedinë në Solna.

Suedia, lista për ndeshjet miqësore me Portugalinë dhe Shqipërinë:

Portierë:

Robin Olsen, Aston Vila

Viktor Johanson, Rotherham

Kristofer Nordfeldt, AIK

Mbrojtje:

Ludvig Augustinson, Anderleht

Hjalmar Ekdal, Bërnli

Gabriel Gudmundson, Lilë

Isak Hien, Atalanta

Emil Holm, Atalanta

Emil Kraft, Njukasëll

Viktor Nilson Lindelof, Mançester Junajtid

Karl Starfelt, Selta Vigo

Linus Vahlkvist Egnell, Pogon

Mesfushorë/sulmues:

Jens Kajuste, Napoli

Antoni Elanga, Notingham Forest

Emil Forsberg, Nju Jork

Samuel Gustafson, Urava Red Diamonds

Viktor Gyokeres, Sporting Lisbonë

Alekander Isak, Njukasëll

Jesper Karlstrom, Leh Poznan

Dejan Kulusevski, Totenhem

Hugo Larson, Eintraht Frankfurt

Gustaf Nilson, Union Saint-Xhilozë

Simon Olson, Herenven

Jakob Ondrejka, Antverp

Anton Saletros, AIK

Matias Svanberg, Volfsburg/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!