Kili fton 24 futbollistë për Shqipërinë

Trajneri i Kilit, Rikardo Gareka, shpalli listën e tij të parë të lojtarëve që nga ardhja në stolin e Kombëtares.

66 vjeçari shpjegoi në një konferencë shtypi listën, rëndësinë e testeve dhe shtoi se kishte marrë kombëtaren për ti dhënë rezultatet më të mira të mundëshme.

Strategu argjentinas prezantoi sportistët që duhet të paraqiten për duelet miqësore kundër Shqipërisë (22 mars, ‘Tardini’ Itali) dhe Francës (26 mars ‘Velodrome’).

Lista e Kilit (24 futbollistë):

Brajan Kortes, Klaudio Bravo, Gabriel Arias; Guilermo Maripan, Paolo Vijas, Igor Liçnovski, Matias Katalan, Mauricio Isla, Nikola Fernandez, Gabriel Suazo, Tomas Galdames, Erik Pulgar, Rodrigo Eçeveria, Marselino Nunes, Havier Altimirano, Sesar Peres, Dario Osoriu, Kristian Zavala, Diego Valdes, Karlos Palacios, Viktor Davila, Markos Bolados, Aleksis Sançez, Eduardo Vargas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!