Al Hilal në historinë botërore, 28 fitore radhazi…

  • Al Hilal nisi të fitojë më 25 shtator 2023 duke mposhtur Al Jabalain 1- 0, dhe që nga ai moment kanë marrë 28 fitore. Nëse i shton dhe tre fitore në miqësore numri shkon në 31. Për librin Guinness

Pas 2-0 në ndeshjen e parë, Al Hilal i dha të njëjtin rezultat Al Itihad në ndeshjen e kthimit dhe fluturoi për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Në fakt tel fitores së skuadrës që kryeson Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, fitorja e djeshme vjen si një sukses historik. Jo sepse kaluan raundin, por sepse fitorja e mbrëmshme ishte fitorja e njëzet e tetë radhazi për ekipin e trajnerit portugez Horge Zhezus.

Janë plot 28 suksese radhazi, një rekord botëror, asnjë ekip nuk ka bërë më mirë se ekipi saudit.

Rekordi i mëparshëm i përkiste New Saints (Uells), e cila në sezonin 2016/17 u ndal në 27 fitore radhazi. Nga lista e të mëdhave veçohen ndalesat e Real Madrid pas 22 fitoreve radhazi, Bajern Mynih pas 23, Ajaks në numrin 26. /Foto Al Hilal/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!