Trajneri i Kilit, Gareka: Lista të premten, Bravo në dyshim…
Nga portieri Klaudio Bravo (Betis), Eduardo Vargas (Atletiko Miniero) te Garecam (Vasko Da Gama),dilemat…
Rikardo Gareka është gati të dorëzojë listën e tij të parë të lojtarëve që nga ardhja e tij në stolin e Kombëtares. Nesër strategu argjentinas do të prezantojë sportistët që duhet të paraqiten për duelet miqësore kundër Shqipërisë (22 mars, ‘Tardini’ Itali) dhe Francës (26 mars ‘Velodrome’).
Unë do të shpall listën,” nis tekniku 66 vjeçar për mediat latine. “Do të flasim për këtë në konferencën për shtyp. Jam duke e përgatitur listën, jam duke punuar në të,” tha ai.
Duhet theksuar se këto ndeshje do të jenë të vetmet përgatitje për përballjen e Copa America-s që do të zhvillohet këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe ashtu si Bravo, lojtarët e tjerë me të kaluar në ‘La Roja’ mund të kthehen. Një prej tyre është Eduardo Vargas. Mbase dhe Geri Medel…
“Shumë herë mund të ndodhë që një lojtar që nuk luan për klubin e tij për rrethana të caktuara, ndoshta mund ta telefonoj për ta parë, për ta vlerësuar, madje edhe për ta aktivizuar. Nëse është në gjendje të mirë, mund të jetë,” shpjegoi trajneri për El Deportivo, ditë më parë.
Pritet që emrat e Kombëtares së Kilit do të konfirmohen apo do të mohohen këtë të premte, kur në shtëpinë e Kombëtares së Kilit, Gareka të dorëzojë listën e tij të parë./Sportiim.al/