Kupa bëhët serioze, sot dy ndeshje

Radha e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Pas shortit të hedhur 3 javë më parë, sot dhe nesër, 4 çiftet në kërkim të biletës për në gjysmëfinale. Do të nisë me Kukësi- Partizani sot në 13:30 dhe në 17:00 në ‘Niko Dovana’ të Durrësit, ndeshja Teuta- Tirana.

Nesër (e mërkurë), radha e dy takimeve të tjera teksa me fillim orën 13:30 Laçi do të presë Egnatian dhe Erzeni pritës në Rrogozhinë, përballet me Vllazninë.

Ndërkohë ndryshe nga turet e kaluara, në çerekfinale luhet me vajtje-kthim. Për t’u kujtuar fakti që goli në fushë kundërshtare nuk vlen ndërsa në rast barazimi shkohet në shtesë apo penallti.

Kupa e Shqipërisë edicioni i 72-të, turi çerekfinal:

Sot

Kukësi- Partizani 13.30

Teuta- Tirana 17:00

Të mërkurën:

13:30

Laçi- Egnatia

Erzeni- Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!