Kukësin e ndëshkon Taipi, Devolli nis me humbje

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:
Kukësi – Partizani 0-1 (Gj. Taipi 43′)

Është mbyllur me fitoren e Partizanit takimi i parë çerekfinalist mes Kukësit të udhëhequr nga Bledar Devolli në debutim dhe demave. Kryeqytetasit fituan minimalisht në shtëpinë e verilindorëve falë golit të një ishi si Gjelbrim Taipi.

Shkëndijat e para i përkisnin miqve me golin që vonoi disi, por erdhi pa u mbyllur fraksioni i parë i sfidës. Taipi ndëshkoi Tafas duke shtyrë një top të ardhur nga Cara drejt rrjetës dhe duke vulosur gjysmën e rrugëtimit.

Fiksohen në 0-1 shifrat deri në përfundim të të gjithë takimit me Partizanin që shkon në sfidën e kthimit me avantazhin e kësaj fitoreje. Pas pak do të luhet edhe çerekfinalja e parë mes Teutës dhe Tiranës ku pritet debutimi i Erbim Fagut në pankinën bardheblu./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!