Superiore/ Nis Egnatia, Dinamo- Partizani ‘ngroh’…Durrësin

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të “Abissnet Superiore” të javës së 23-të e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në dy ditë.

Megjithatë dueli i ditës së diel ndërmjet Tiranës dhe Erzenit parashikuar për t’u luajtur në ‘Selman Stërmasi’ (13:30) është spostuar për në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në ‘Air Albania’.

Ndërkaq java nis nesër (e shtunë) me takimin Egnatia- Laçi (13:30). Po nesër me fillim orën 17:00 derbi Dinamo- Partizani parashikuar në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës. Sikundër dhe sfida e ‘Loro Boriçi’-t Vllaznia- Teuta.

Dy ndeshjet e ditës së diel nisin në 17:00. Tirana- Erzeni dhe Skënderbeu- Kukësi.

Abissnet Superiore, java e 23:

Nesër (e shtunë):

Egnatia- Laçi 13:30

Dinamo Siti-Partizani 17:00 (në Durrës)

Vllaznia- Teuta 17:00

Të dielën ora 17:00

Tirana- Erzeni (në Air Albania Stadium)

Skënderbeu- Kukësi/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!