Supersfida/ Partizani -Egnatia pa fitues

Zgjohet Teuta, mund bindshëm Skënderbeun dhe lë fundin

Partizanin e shpëton një gol i Skukës në të 90′ duke i dhënë një pikë skuadrës së tij ndaj Egnatias.

Miqtë falë supergolit të Spahiut në të 59′ ishin shumë pranë tri pikëve në Kompleksin Partizani në duelin e javës së 22-Abissnet Superiore.

Përgjithësisht takimi u shoqërua nga lufta dhe abmbicja sportive me vendasit të cilët e nisen më mirë por më pas Egnatia erdhi duke e rritur lojën për balancën në fushë.

Në të 32′ anulohet një gol i Carës për pozicion jashtë loje. E dyta shfaqi Egnatian agresive por në daljen e parë të të kuqëve vjen thylla e Carës. Pjesa tjetër i perket golave të Spahiut dhe Skukës…

Ndërkaq Teuta thyen 3-0 Skëndebeun duke dominuar që nga starti e deri në fund. Tre gola për tri pikë me durrsakët që më së fundi lënë vendin e fundit.

Më herët Tirana mundi 2-3 Kukësin. Dy sfidat e tjetra të javës Laçi-Vllaznia dhe Erzeni-Dinamo luhen nesër në orën 13:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!