Memushaj, rikthimi te Flamurtari

 Eqerem Memushaj si trajner i parë dhe Edmond Liçaj ndihmës janë dy emrat e rinj të stolit të Flamurtarit.

Më herët Memushaj e ka drejtuar skuadrën si trajner në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009. Krahas Flamurtarit ish trajneri i moshave kuqezi, ka udhëhequr në stol edhe Bylis, Tomorri, Apolonia, Naftëtari, Vora e Oriku.

Edhe ndihmësi i tij Edmond Liçaj ka qenë trajner i Flamurtarit teksa me Sinan Idrizin administrator ka luajtur rolin e drejtorit sportiv.

Megjithatë në staf do të jenë edhe Luan Birçe e Lejdi Liçaj. /Moisi Dalipi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!