Flamurtari ngec sërish, AF Elbasani e Bylis bëjnë…diferencën

Zhgënjen Flamurtari në Kategori të Parë. Vlonjatët me ambicje për t’u ngjitur në Superiore nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Besën e Kavajës luajtur këtë pasdite në stadiumin ‘Flamurtari’.

Ndërkohë dy kryesueset Bylis dhe AF Elbasani, i’a dolën të siguronin nga tri pikë duke ecur ‘krah për krah’ në krye. Ballshiotët kaluan 2-0 Vorën në shtëpi duke qënë racionalë e efikasë. Kjo ndeshje solli edhe risinë e re teksa ishte ndeshja ku për herë të parë në këtë nivel, u përdor teknollogjia e sistemit VAR.

Sakaq në ‘Liri Ballabani’ të Burrelit, vendasit u thyen me një penallti nga elbasanasit e Dedes. Ndeshjet e tjera të kësaj jave u luajtën dje.

Sot, java e 18:

Flamurtari- Besa 0-0

Burreli-AF Elbasani 0-1

Bylis- Vora 2-0

Luajtur të dielën:

Luzi 2008- Lushnja 1-2

Korabi- Kastrioti 3-2 (në Vorë)

Tomori- Apolonia 2-1/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!