Vëzhgimi/ Mister, Italia po t’i lë në stol kampionët…
- Në fillim të vitit 2024 do të shihet qartë nëse vërtetë Italia ‘luan’ me kartën e (jashtë) formës së futbollistëve të Shqipërisë
Nga Isuf Myrtaj
Shorti i fazës finale “Euro 2024′, e vuri Shqipërinë në Grupin B së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Mbase rastësi por për lojtarët kryesorë të Shqipërisë që aktivizohen në Itali, këtë javë, nisën reduktimet e minutave të tyre në lojë. “Gjueti” italiane apo rastësi…?
Pasqyra e aktivizimit nga data 2 dhjetor:
Kristjan Asllani (Inter); Inter nuk i jep asnjë minutë në ndeshjen Napoli- Inter (0-3).
Berat Gjimshiti (Atalanta); Aktivizohet titullar me Atalantën ndërsa dëmtohet në minutën e 19-të.
Ylber Ramadani (Leçe): Javët e kaluara titullar absolut. Në sfidën me Bolonjën zëvëndësohet në pjesën e dytë (77′).
Elseid Hysaj (Lacio); Nuk luan ditën e shortit në kampionat, aktivizohet 90′ në Kupë me Bolonjën.
Marvin Çuni (Frozinone): Ndaj Milanit aktivizohet deri në minutën e 66′.
Etrit Berisha, Ardian Ismajli (Empoli); Luajnë rregullisht në ditën e shortit (2 dhjetor) me Xhenoan në transfertë (1-1).
Nedim Bajrami (Sasuolo); Mesfushori kuqezi një ditë pas shortit i tregohet stoli në Sasuolo-Roma (1-2). Trajneri Dionisi i jep vetëm nëntë minuta në fund.
Elhan Kastrati (Çitadella) U aktivizua 90′ në 2 dhjetor…
Në Spanjë:
Myrto Uzuni (Granada); Luan 63 minuta ndaj Realit. Disi e çuditëshme…
Ivan Balliu (Vajekano); Mbrojtësi kuqezi dje qëndroi për 90′ minuta në stol në ndeshjen e Kupës.
Keidi Bare (Espanjol); Fieraku kuqezi aktivizohet 90′ në ndeshjen e Kupës së Mbretit përballë Vajadolidit (3-1).