Laporta ka një ëndërr, Klop te Barça

Efekti domino/ Klop mund të prekë Barçën ose Real Madrid.
Largimi i trajnerit gjerman nga Liverpul pritet të sjellë një sërë ndryshimesh në stolat e skuadrave të mëdha europiane.

Deklarata sot e gjermanit Jurgen Klop se ai në fund të sezonit do të largohet pas nëntë viteve në ‘Anfield’, ka shokuar jo vetëm tifozët e Liverpul por gjithë opinionin sportiv në Europë.

Dhe menjëherë kanë nisur spekullimet e para rreth të ardhmes së njërit prej trajnerëve më të zotë në botën e futbollit.

Mediat në Spanjë, hedhin në ‘treg’ dëshirën e parë të madhe për të mbërritur te tekniku gjerman. Transfer News Live referuar ‘Sport’ (pranë Barcelonës) shkruan se: Joan Laporta presidenti i Barcelonës ëndërron ta bëjë Jurgen Klop trajnerin e skuadrës Blaugrana./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!