Pas Klop edhe Ksavi njofton largimin…

Ecuria e dobët e Barçës, zërat për një afrim të Klop te Blaugranët duket se kanë bindur ish ikonën e fubollit të luajtur Ksavi Hernandez të ripozicionohet.

Pas ndeshjes së humbur me Vijareal 3-5, Ksavi ndër të tjera tha:

“Para se të më bëni pyetjet përkatëse, dua të njoftoj se më 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner i Barçës. Është një vendim që e kam marrë me presidentin Rafa Juste.

Situata duhet të ndryshojë. Nuk mund të vazhdoj më. Mendoj se klubi ka nevojë për një ndryshim dinamike. Ky vendim është për të mirën e lojtarëve, mendoj se ata do të çlirohen. Ne luajmë me shumë tension”,tha Ksavi.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!