‘Militao 28’, Perez blindon rekordmenin

Mbrojtësi braziian i Realit, Eder Militao, do të jetë pjesë e Los Blancos deri në vitin 2028. Klubi madrilen e ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin brazilian në kanalet e klubit.

Shtatlarti i qëndërs së prapavijës Militao u bashkua të bardhëve në vitin 2019, kur ishte 21 vjeç duke arritur që në pak kohë të fitojë 1 Champions League, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë Europe, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanje.

I shoqëruar nga një dëmtim i gjatë Militao pritet të kthehet shpejt me grupin e Ançelotit. Ai ka klauzolë të madhe largimi prej 1 miliard euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!