Grushte në miqësore, arrestohen trajnerët

Dy trajnerët skuadrës së Butrintit, Neritan Novi dhe Dhiogjen Muça u ndalen nga policia pasi dje goditën me grushte futbollistin Albi Selimaj gjatë një miqësoreje.

Njoftimi i Policisë:

Goditën me grushte futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!