Testi/ Partizani mund me përmbysje Universitatea Kluzh

Partizani luajti sot miqësoren e dytë (barazoi të parën më 5 janar 1-1 me Volendam, Holandë) në tokën turke. Këtë radhë skuadra e Orges Shehit u ballafaqua me Universitatea Kluzh të Rumanisë në Antalia me fillim orën 15:00.

Në fushë, Shehi hodhi një formacion miks duke alternuar lojtarë bazë me ata të stolit. Fillimisht ishte skuadra rumune që kaloi përpara në 29′ me Popa.

Starti i së dytës i dha barazimin sluadrës së kuqe pasi Cara shndërroi në gol penalltinë e fituar në të 49′.

Loja e mirë e Demave u shpërblye me golin e dytë teksa Sembene (67′) kaloi 1-2 shifrat për Partizanin. Ndërkaq goli i tretë i kampionëve të Shqipërisë erdhi nga goli i bukur i Maget (73′). 13 minuta nga fundi, radha e debutimit të Ismailit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!