Vllaznia merr kuotat e ‘Final Four’, Gruda i jep tri pikë

Abissnet Superiore, Java 19:
Vllaznia – Kukësi 1-0 (Gruda 1′)

Nga Sara Gjidiaj

Mbylli javën e 19-të Abissnet Superiore sfida midis Vllaznisë e Kukësit në “Loro Boriçi”. Ishin vendasit ata që gëzuan më fund falë golit të Grudës që zgjoi festën në fillim teksa ende nuk ishte luajtur një minutë lojë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për shkodranët që sërish me Ildi Grudën protagonist kaluan në avantazh që në sekondat e para duke befasuar verilindorët e Kukësit.

Reagimi i miqëve evident, të cilët pasi krijuan disa mundësi të mira, do t’i gëzohen vendimit të VAR për të akorduar penallti në favor të tyre. veçse ‘Panenka’ e Rashitit u duk e dalë ‘boje’ teksa del huq nga 11 metra.

Sërish sulmues ekipi i Nicës në fraksionin e dytë duke kërkuar me ngulm golin e barazimit por e pamundur që kuqeblutë e Vllaznisë të thyhen dhe të lënë 3-pikëshin në këtë përballje.

Fitore e rëndësishme për shkodranët që shkëputen me 7 pikë nga Laçi i vendit të pestë, teksa verilindorët i bëjnë shoqëri Teutës në fund të klasifikimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!