Real- Atletiko Superkupa në Riad, Milan-Atalanta në Kupë, Liverpul…

Superkupa së Spanjës ndërmjet Real Madrid dhe Atletiko Madrid nis pas pak në orën 20:00. Edicioni 40 i saj zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite ndërsa nesër në fushë ndeshja tjetër Barcelona- Osasuna (20:00).Finalja më 14 janar ora 20:00 po në Riad.

Kupa e Italisë sot me dy duele të garës për një biletë që të dërgon gjysmëfinale. Pas Fiorentinës teksa e siguroi një biletë pasi kaloi me penallti Bolonjën, sot Lacio- Roma (kohë reale 0-0) dhe Milan- Atalanta (21:00). Nesër (21:00) ndeshja e fundit e këtij turi Juventus- Frozinone.

Liverpul-Fulhem pas pak (21:00) në sfidën e vajtjes, parashikuar në Anfield për Kupën e Ligës. Mbrëmë Midellsbrou mundi në takimin e parë Çelsin 1-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!