Poçetino: Ta menaxhojmë Brojën, vjen nga dëmtimi

Armando Broja e nisi nga stoli sfidën me Çelsin dje mbrëmje. Sulmuesi shqiptar në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Ligës në Angli mes Midëllsbrou-Çelsi (1-0) u aktivizua në minutën e 63′ në vend të Enco Fernadez.

Pas ndeshjes, të gjithë ishin gati të pyesnin trajnerin (në mungesë sulmuesish) për vendimin e tij që lidhej me lënjën e shqiptarit në stol. Tekniku tha:

“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal. Ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”,- tha pas ndeshjes ndër të tjera Poçetino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!