Vllaznia fituese në miqësoren me Laçin

Miqësore:

Laçi-Vllaznia  1-3 (Melo 42’pen/Balaj 8’ pen, Çoba 55’, Alivoda 58’)

Laçi dhe Vllaznia u takuan sot në Laç për të luajtur mes tyre një ndeshje kontrolli. Ajo ka folur teknikisht për Vllazninë e cila ka fituar 1-3.

Vllaznia ka kaluar e para në avantazh në minutën e 8′-të me një fol të shënuar me penallti nga Balaj. Ishte sulmuesi i ri, 18 vjeçari Kevin Dodaj, të cilit iu besua një vend titullari nga Osmani që ka fituar këtë 11 metërsh të sinjalizuar shpejt nga arbirti laçian.

Vendasit reagojnë dhe barazojnë në fund të kësaj pjese, gol i cili vjen përsëri nga pika e bardhë e penalltisë nga Kordiero Melo.

Në të dytën ndërsa u bënë disa ndërrime, Çoba në minutën e 55-të kalon sërish përpara shkodranët të cilët realizojnë shpejt dhe të tretin me Alivodën (58′).

Java e ardhëshme për xhiron e 19-të ofron duelet Vllaznia- Kukësi dhe Laçi-Erzeni. Shkodranët kanë në plan një tjetër miqësore nesër me lezhjanët e Besëlidhjes në ‘Loro Boriçi’.

Formacionet startuese:

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Zhunior, Lima, Syla, Qato, Myrta, Barjamaj, Melo, Sobovale. Tr: Mirel josa

Vllaznia: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Pusi, Mala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Dodaj, Balaj. Tr: Qatip Osmani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!