Teste/ Dinamo barazon me AF Elbasanin, Nica dhe Hima takohen në…miqësore

Dy ekipe të Superiores kryejnë teste miqësore me dy të Kategorisë së Parë

Dinamo dhe AF Elbasani barazuan sot në Arbanë në testin e parë ‘dimëror’. Shifrat finalë 3-3.

Blutë realizuan me Zabërgja, Jusufi dhe Karamba ndërsa Melo (Leo) dhe Bedri Greca (dy gola) për elbasanasit të cilët duket se kanë gjetur akordin edhe me ish mesfushorin bardheblu, Ardit Hila.

Miqësorja tjetër luajtur mes Kukësit dhe Burrelit prodhoi fitoren e kuksianëve 2-1. Trajnerët Nica dhe Hima dikur bashkë te Laçi, sot u vendosën përballë me skuadrat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!