Skuka, rikthimi zyrtar te Partizani

Zyrtare! Dibrani nga Maqellara Xhuliano Skuka është futbollisti më i ri i Partizanit. Ashtu siç dhe pritej, Skuka ia doli të rigjente me klubin rrugën e duhur për t’u rikthyer aty ku një vit më parë mori lavdi.

Bomberi 25 vjeçar, erdhi te ‘Demat’ pas huazimit nga klubi francez i Metz deri në fund të këtij edicioni. Sulmuesi luajti për disa muaj po i huazuar në kampionatin slloven me Maribor teksa shënoi një gol.

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.”-shkruan klubi në Facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!