Me Shqipërinë në grup, Kroacia fikson miqësore me Portugalinë

Kombëtarja kroate e futbollit, rivalja e Shqipërisë në Grupin B ‘Euro 2024’ do të luajë një test gjeneral para Kampionatit Europian kundër një prej favoritëve të atij turneu, Portugalisë, shkruan Sportske novosti.

Portugalia është një nga skuadrat e rralla që Kroacia nuk e ka mundur kurrë ndaj dhe skuadra e Daliç e konsideron një provë reale përpara se kombëtarja e tij të nisë ndeshjet me Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë gjatë verës së ardhëshme.

Ekipi luzitan u kualifikua në Euro 2024 duke fituar të 10 ndeshjet kualifikuese dhe nën drejtimin e trajnerit Roberto Martinez, Kristiano Ronaldo shkëlqeu, duke shënuar 12 gola në nëntë paraqitje në kualifikuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!