Presidenti i Empolit ‘mbron’ shqiptarët: Shohim për mesfushorë dhe sulmues

Empoli me tre shqiptarë në ‘rozë’ duket i kënaqur me punën e Berishës në portë dhe Ismajlit në mbrojtje. Kërkohen mesfushorë dhe sulmues, Stiven Shpendi nuk…preket.

Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi ka dhënë një intervistë të gjatë për edicionin lokal të La Nazione. Ky është mendimi i tij duke nisur nga barazimi i fundit ndaj Kaljarit:

“Skuadra luajti një lojë të mirë, të cilën Cagliari e luajti fizikisht dhe vonoi shpesh topin. Skuadra jonë u shfaq me karakter duke sjellë në shtëpi një barazim të merituar. Ajo që më pëlqen të nënvizoj është se do t’i themi lamtumirë një viti tjetër në të cilin Empoli po garon në kampionatin e Serisë A, diçka që duhet përjetuar gjithmonë me shumë entuziazëm, ndërkohë që jo të gjithë i japin vlerën e duhur.”

Cila ishte kënaqësia më e madhe e vitit të kaluar?
“Ne fituam në fusha të rëndësishme si San Siro, Napoli dhe Firence, por ato janë suksese që nuk patëm kohë t’i shijonim plotësisht, sepse çdo herë medjet tona shkonin menjëherë në ndeshjen e radhës. Grupi është i ri dhe pothuajse të gjithë janë në eksperiencat e para në Serinë A. Prandaj na takon ne drejtuesve dhe stafit teknik të japim maksimumin për të qëndruar në rrugën e duhur. Kanë mbetur edhe njëzet ndeshje për të luajtur, pa bërë llogaritë, por është e sigurt që duhet të bëjmë diçka më të mirë”.

Duke qenë se ka nisur zyrtarisht afati kalimtar dimëror, çfarë rregullimesh planifikoni të bëni?

“Në mbrojtje jemi mirë, edhe numerikisht. Edhe pse Bastoni (Simone) u dëmtua në Cagliari. Shpresojmë të jetë një gjë e vogël. Megjithatë, ne do të përpiqemi të bëjmë diçka në mesfushë dhe në sulm.

2024 duhet të jetë edhe viti i stadiumit, ku jemi?
“Ne duhet të zgjedhim mes partnerëve që na kanë dhënë mbështetjen e tyre, ata që do të na shoqërojnë dhe planifikojmë ta prezantojmë projektin brenda dy muajsh, por gjithçka më bën të supozoj se po shkojmë drejt përfundimit të dëshiruar nga të gjithë. Thjesht më vjen keq që vështirësitë sportive për momentin nuk më lejojnë ta përjetoj atë nga pikëpamja emocionale që meriton”, ndër të tjera kreu i Empolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!