Juve- Roma mbyll mbrëmjen, Serie A me gjashtë sfida

Bardhezinjzë fitojnë me Romën falë golit të Rabiot dhe afrohen me dy pikë me Interin në krye.

Në Itali në nivelin më të lartë futbollistik, sot në fushë 6 duele të javës së 18-të. E nisi Atalanta- Leçe me skuadrën bergamaske e cila fitoi minimalisht 1-0.

Në 15:00 u zhvilluan dhe dy takime të tjera ndërsa pas barazimit 0-0 në Kaljari- Empoli, Udineze ‘shfryu’ Bolonjën 3-0.

Pasuan dy takimet e tjera të orës 18:00 me Milan- Sauolo dhe Verona-Salernitana të cilat mbyllën pjesët e para 0-0 ndërsa në të dytën Milan me Pulisiç shënoi të vetmin gol për tri pikë të vyera.

Po ashtu edhe Salernitana e Pipo Inzagit ia doli të realizojë një gol për maksimumin e pikëve. Në mbrëmje ‘Big Match’-i Juventus- Roma u vendos nga goli i francezit Rabiot për 1-0 final.

Java e 18, Serie A:

Atalanta- Leçe 1-0

Kaljari- Empoli 0-0

Udineze-Bolonja 3-0.

Milan- Sasuolo 1-0

Verona-Salernitana 0-1

Juventus- Roma 1-0/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!