Ndoqën Partizanin, Asani, Çinari, Skuka…
Superkupa numër 30 i shkoi Partizanit por në tribuna u panë shumë ish futbollistë të ekipit fitues (Partizani- Egnatia 1-0).
Disa prej tyre: Jasir Asani, Eraldo Çinari dhe Xhuliano Skuka
Pas ndeshjes, Asani: “Jam shumë i lumtur pasi Partizani gjithmonë futet për të fituar trofe ashtu si kampionatin. Jam i lumtur sepse po shoh Partizanin çdo vit lart e më lart.”
Pas ndeshjes Çinari: “Ndeshje e bukur dhe Partizani di si fitohen trofetë. Kthimi im? Kurrë nuk i dihet…”
Mjaft impenjativ edhe Skuka i cili veç tifos për ish skuadrën është marrë me fansat e kuq duke lënë autografe e bërë foto./Sportiim.al/