Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë
Superkupa/ Finale në Air Albania’ ; Partizani- Egnatia 1-0 (Rrapaj 37′)
Në finalen e Superkupës mes Partizanit dhe Egnatias zhvilluar këtë mbrëmje në Air Albania’ skuadra e kuqe arriti të fitojë 1-0 dhe bashkë me të edhe trofeun e parë sezonal- Superkupën e Shqipërisë.
E gjitha erdhi pas një gabimi fatal të portierit Alen Sherri në tentativë për të kaluar një top te lojtarët e tij e adresoi gabim teksa Arinaldo Rrapaj me portën e boshatisur goditi në të 37-ën drejt e në rrjetë.
Ndërkohë në fraksionin e dytë Egnatia iu afruan golit disa herë me pikë kulmore pas një penalltie të fituar me VAR. Fernando gaboi pasi gjuajtja e tij alla ‘Panenka’ u prit nga Qirko, më i miri në fushë.
Të kuqtë e fitojnë për herë të tretë këtë trofe ndërsa herën e parë e kanë fituar në vitin 2004, ndërsa të dytin në 2019-ën.
Në fund ceremonia me trofeun e dorëzuar nga Zv/ Presidenti i FSHF-së Lutfi Nuri që shkon te ‘Palmersi’ i Partizanit.