‘Më të Mirët 2023’, FSHF në ‘Mbrëmjen Gala’

Mbrëmja Gala “Më të Mirët 2023” mblodhi të gjithë faktorin futbollistik sportiv, e jo vetëm, në një takim të ndërthurur mes trofeve të shumtë e spektaklit me artistë të muzikës shqiptare.

Pas fjalës hapëse të presidentit të FSHF-së Armand Duka ndërsa bëri rezymenë e gjithë arritjeve përgjatë vitit 2023, fjalën e mori Kryeministri Edi Rama i cili i dhuroi Kombëtares Kuqezi pasaportat Diplomatike. Në parket u ngjit edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj duke i dorëzuar trajnerit Silvinjo pasaportën shqiptare.

Të ftuar specialë në eventin e FSHF-së edhe dy ish trajnerët e Kombëtares Xhani De Biazi dhe Edi Reja. Ftesë speciale nga FSHF pati edhe për kampionin e Botës me Italinë, Xhanluka Zambrota.

Në ekran për të pranishimit, erdhën dhe mesazhet e presidentit të FIFA-s Xhani Infantino dhe atij të UEFA-s Aleksander Ceferin.

Më pas radha e Çmimëve për vitin 2023 për vajza dhe djem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!