Hasani zyrtarizohet te Rapid për dy sezone e gjysmë

Merr fund aventura e sulmuesit Florent Hasani te bardheblutë. Klubi i tij i ri është Rapid Bukuresht. Zyrtarizimin e kosovarit 26 vjeçar e ka bërë vetë klubi rumun në kanalet e tij zyrtare.

Rapid shkruan:

Rapid ka blerë golashënuesin e ligës së parë shqiptare, Florent Hasani.

Sulmuesi 26-vjeçar kosovar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë me Rapid.

Këtë sezon, Hasani ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për FK Tirana të vendit të tretë, duke dhënë tre asistime. Ai gjithashtu shënoi katër ndeshje në Ligën e Konferencave të UEFA-s.

Sezonin e kaluar lojtari i ri i Rapid fitoi titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit, me 16 gola të shënuar në 34 ndeshje.

Ai ka 4 trofe në karrierën e tij

Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në sezonin 2022/23 me 16 gola të shënuar
Fitues i Superkupës së Shqipërisë me FK Tirana në sezonin 2022/23
Kampion i Kosovës, me Trepçën, në vitin 2017
Fitues i Superkupës së Kosovës në vitin 2017 me Trepçën
Performanca në klube:

FK Tirana (62 ndeshje, 29 gola, 11 asistime)
Diosgyor (100 ndeshje, 13 gola, 7 asistime)
Gyirmot (35 ndeshje, 3 gola)
KF Trepça 89 (24 ndeshje, 8 gola)
H. Kfar Saba (12 ndeshje)
Hasani ka veshur 8 herë fanellën e kombëtares së Kosovës, duke shënuar gol në fitoren ndaj Gjibraltarit (1-0).

Në kombëtaren e të rinjve kosovari ka shënuar tri herë në 10 ndeshje.

Florent Hasani është lojtari i dytë nga Kosova në skuadrën e Rapidit, pas Albion Rrahmanit dhe do t’i bashkohet skuadrës së Cristiano Bergodit në kampin stërvitor në Antalia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!