Flamurtari bie keq në Vorë, AF Elbasani tri pikë në Fier

Vora fundos Flamurtarin në ndeshjen e luajtur këtë mesditë në kompleksin në periferi të Vorës. Pas një starti të mirë të vlonjatëve teksa ndeshja nisi me golin e Oliverës në të 11-ën, reagimi i vendasëve për t’u admiruar.

Vorakët barazuan me Vrapin (20′) pas një goditje nga e djathta me sferën që çuditërisht nuk u pa nga porteri Teqja për 1-1. Të domoralizuar miqtë pësojnë edhe golin e dytë me kurbinasin Prenga i cili realizoi në një kënd të ngushtë po nga nga e djathta.

Në fundin e pjesës së parë ndërkombëtari Xhaja ekzagjeron me kartonin e kuq adresuar Imamit pas ndërhyrjes ndaj Prengës duke e lënë Flamurtarin me 10 futbollistë.Në të dytën vendasit shënojnë sërish me Qardakun për 3-1 final.

Ndërkohë në “Loni Papuçiu’, AF Elbasanit i mjaftoi një gol i shënuar nga Maksuti (AG) në të 58′ për të marrë tri pikë ndaj Apolonisë së Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!