Shevçenko kandidat i vetëm, Serbia kërkon miqësore me Rusinë

Andrei Shevçenko është gati të udhëheqë futbollin ukrainas. Pasi ka mbajtur rolin e komisionerit teknik, ish-sulmuesi i Milanit duket të jetë i vetmi kandidat për presidentin e Federatës së Futbollit të Ukrainës në funksion të zgjedhjeve të planifikuara për në 25 janar.

Serbia në kuadër të përgtitjeve për euro 2024 ka planifikuar tre miqësore gjatë pranverës së ardhëshme. Mes emrave ajo kërkon edhe një test me Rusinë në Shën Petersburg (21 ose 22 mars), por më parë FSS lipset të marrë dakortësinë e FIFA-s.

Edmondo Pina i “Corriere dello Sport”, pas arbitrimit nga Enea Jorgji të Rakov-Atalanta thotë:

“Një gjë është e sigurt, kur gjykon shqiptari Jorgji klubet tona fitojnë gjithmonë (9 ndeshje 9 fitore).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!