Salah uron për Krishtlindje dhe lutet për paqe në Lindjen e Mesme

“Krishtlindja është një kohë kur familjet mblidhen dhe festojnë. Me luftën brutale të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, veçanërisht me vdekjet dhe shkatërrimin në Gaza, ne vijmë në Krishtlindje këtë vit me zemra shumë të rënduara dhe ndajmë dhimbjen e atyre familjeve që vuajnë humbjen e të dashurve të tyre.

Ju lutemi mos i harroni dhe mos u mësoni me vuajtjet e tyre. Gëzuar Krishtlindjet.” Kështu sulmuesi egjiptian i Liverpul, Mohamed Salah shkruan në platformën ‘X’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!