Saki në Tiranë/ Rosi special, Shqipëria befasi në ‘Euro 2024’

Ekspozite për nder të Paolo Rosit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë

Trajneri i ‘artë’ i Milanit dhe Italisë në të shkuarën, Arrigo Saki, ishte sot në Tiranë për ceremoninë ‘Paolo Rosi’ i cili tre vite më parë u nda nga jeta.

Tekniku që bëri revolucion në futbollin italian, vlerësoi lart kombëtaren shqiptare,duke i dhënë merita në rrugëtimin në kualifikuese e parë si befasi në verë në Gjermani 2024.

Saki për Rosin:

“Është hera e dytë që vij në Shqipëri dhe kam kujtime shumë të mira. Paolo ishte një kampion që nxori në pah cilësitë e tij më të mira. Ishte i brishtë në fillim por më tej jo më. Mendonte dy herë më shpejt se të tjerët. Njeri i jashtëzakonshëm. Sot në Itali skuadrat më të mira bëjnë vetëm dy gjuajtje në portë, ndërsa Rosi na mësoi sesi ne duhet të ishim të parët. se si duhet të ringriheshim”

Shqipëria?

“Ju jeni skuadër në rritje, futbolli shqiptar po rritet. Kombëtarja juaj mund të jetë e papritura e Europianit. Të Kaltrit nuk i shoh favoritë, por mrekullia mund të ndodhë”, tha ai në krah të Kryeministrit Edi Rama gjatë aktivitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!