Mitaj, Seferi, Tuci e Mersinaj titullarë, Selahi nuk pranon rivovimin me Rijekën

Mario Mitaj nga minuta e parë me Lokomotivën e Moskës e cila fitoi 2-0 ndaj Ural në kampionatin rus.

Taulat Seferi në Emiratet e Bashkuara Arabe luan 90 minuta në humbjen 2-1 të Bani Yas në udhëtim me Al Bateh.

Redon Xhixha nuk u aktivizua me Karabak në ndeshjen e fituar 1-6 ndaj Sumqajt në transfertë.

Te Lokomotiva Zagreb- Hajduk Split (1-1) në formacionin titullar për splitasit sulmuesi Ermir Sahiti dhe Leon Dajaku ndërsa te Lokomotiva të zakonshmit; Jon Mersinaj dhe Indrit Tuci.

Lindon Selahi nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Rijekën në kampionatin kroat. Klubi dhe shqiptari janë përpjekur të gjejnë gjuhën e përbashkët në 3 muajt e fundit, por asgjë. Aludohet për largim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!