E prapambetura/ Partizani pritës në Durrës, Teuta beson

Partizani e gjën vetën pritës në “Niko Dovana” të Durrësit në sfidën e prapamebtur të javës së parë me Teutën.

Me misione tërësisht të kundërta, sot Partizani- Teuta përpos rëndësisë së pikëve për secilën, në një mënyrë plotësojnë edhe pazëllin e plotë të këtyre javëve (15) të edicionit të 85-të të Abissnet Superiore.

Skuadra e Arbër Abilaliajt me misionin për të ruajtur trendin e ndeshjeve pozitive e për të mbetur një pikë larg Egnatias kryesuse ndërsa Teuta e Martinit, për të bërë ‘lëmsh’ fundin të një grupi skuadrash me pikë të barabarta.

Ndërkohë te të kuqtë vijon situata e mungesave të javëve të fundit. Largimi i Grezdës por dhe mungesat e Hoxhës, Bytyqit, Prekës, Sotës dhe Kocijan privojnë stafin teknik për të bërë zgjedhjet e duhura. Listës i shtohet edhe Maget.

Te durrsakët rikthehet i gatshëm sulmuesi fierak Realdo Fili. Ndeshja nis në orën 17:00./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!