Teuta ndal Partizanin, mbetet në fund

Java e 1 (e prapambetur) në “Niko Dovana”: Partizani- Teuta 1-1 (Keko 75’/ E. Peposhi 24′)

Takimi i prapambetur (java e 1) ndërmjet Partizanit dhe Teutës luajtur këtë pasdite në “Niko Dovana’ u mbyll 1-1.

Me ‘rrokadën’ e ndeshjeve të dy fazave të para teksa fillimisht Teuta-Partizani u luajt në Kompleksin Partizani (java e 10; 0-1 Keko) dhe sot kjo sfidë e shtyrë disa herë në Durrës, dy skuadrat kanë prodhuar tre gola ku dy i takojnë Kekos dhe një tjetër Ergys Peposhit.

Në ndeshjen e sotme fillimisht shënoi Peposhi në të 24′ më pas Albiers Keko barazoi në të 75′ për 1-1 final. Ky barazim duket se nuk ndikon aspak në rendimentin e pikëve për asnjërën nga ekipet.

Partizani mbetet 3 pikë larg kreut që mbahet nga Egnatia ndërsa Teuta ngec në fund me 14 pikë, Dy më pak se grupi i skuadrave që kanë nga 16 pikë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!